15:11 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / B O

Ministria e Drejtësisë ia merr licensën një përmbaruesi

Ministria e Drejtësisë i ka marr licensën përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxhës. Zëvëndësministri Sallahu ka njoftuar se vendimi është marrë për shkak të një borxhi prej 6 milionë eurosh të llogaritur gabimisht.

“Ka kaluar koha kur financat e Telekomit shërbenin si plaçkë për t’i pasuruar orkestruesit e tenderëve që lidheshin qëllimisht në disfavor të Kompanisë!
Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit.
Jemi qeverisje e ruajtjes dhe mbrojtjes së financave publike që derivojnë nga tatimet e qytetarëve tanë” shkruan Sallahu në njoftim./Indeksonline/