Ministria e Drejtësisë ndan 1.5 milionë euro për një kompani austriake, shkak dy raste të arbitrazhit

Për mbrojtje ligjore në arbitrazh në dy raste, Ministria e Drejtësisë ka kontraktuar kompaninë vjeneze “Zeiler Rechtsanwalte GmbH, Wiedner Gutrtel 11, Vienna” në vlerë 1.5 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Në bazë të përshkrimit ministria në fjalë po kërkon shërbime të përfaqësimit për dy raste “Agrokosova dhe QMI vs AKP” dhe “Suhareka Verari sh.p.k &Prorena vs Republika e Kosovës”.

Nga procesi i privatizimit shteti ka paguar miliona euro dëmshpërblime.
Detaje për rastet:
Rasti i “Agrokosova dhe QMI vs AKP”, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), kishte marrë vendim për tërheqjen e aksioneve dhe vënien nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish- ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.
Sipas vendimit të AKP-së, ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka/Agrokosova Holding”, është privatizuar më 27 gusht 2007 nga blerësit “Gruppo Vinicolo Fantinel” dhe “QMI, ku për shkak të mospërmbushjes së zotimeve të marrëveshjes dhe shkeljeve të rënda të kushteve të kontratës, AKP-ja thotë se është detyruar ta vërë nën administrim të drejtpërdrejtë këtë ndërmarrje.
Përfaqësuesit nga AgroKosova Holding, rastin e kanë dërguar në arbitrazh. Rastiu i ngjashëm ka ndodhur edhe me kompaninë “Suhareka Verari sh.p.k &Prorena vs Republika e Kosovës e cila si palë e pa kenaqur e ka dërguar rastin në gjykatën e arbitrazhit. /Indeksonline/