08:26 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministria e Drejtësisë tender për pastrimin e veturave, ndan mijëra euro

Ministria e Drejtësisë ka bërë njoftimin për tenderin e radhës, përgjatë këtij muaji.

Dikasteri që udhëhiqet nga Selim Selimi, këtë herë ka bërë kërkesë për një tender që do të obligonte një operator ekonomik për larjen e automjeteve.

Sipas njoftimit të publikuar nga Prokurimi, për këtë shërbim që janë ndarë 10 mijë euro, kohëzgjatja e kontratës do të jetë për 36 muaj, shkruan IndeksOnline.

Për këtë tender janë paraparë të përfshihen 69 vetura dhe xhipa, si dhe 8 kombi.

Tutje, bëhet me dije se afati i fundit për pranimin e tenderëve është data 3 gusht, ku edhe do të bëhet përzgjedhja e operatorit ekonomik që do të fitojë kontraten. /IndeksOnline/