15:26 / E Enjte, 04 Maj 2023 / mp

Ministria e Ekonomisë përkrahë ujësjellësin e Mitrovicës dhe ngrohtoren e Gjakovës

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD drejtorët e Njësisë për Ndërmarrjet Publike, kanë nënshkruar dy marrëveshje për subvencionimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe ngrohtores.

Me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, u lidh marrëveshja për financimin e pompave të ujit në fshatrat Zhazhë, Kelmend dhe Boletin të Komunës së Zveçanit dhe fshatin Kushtovë të Mitrovicës. Investimet arrijnë vlerën 70 mijë euro.

Ndërsa me UD kryeshefin e Ngrohtores së Qytetit në Gjakovë, Arben Meka, Ministria e Ekonomisë u dakordua për të subvencionuar blerjen e biomasës me 300 mijë euro.