75 Mall Live Search
09:44 / E Premte, 09 Qershor 2023 / mp

Ministria e Financave rekruton staf për mbledhje të tatimit në pronë

Me qëllim të grumbullimit të mjeteve në tatimin në pronë, ministria e Financave dhe Transfereve ka shpall tender për gjetjen e një “profesionisti” i cili ka traget mbledhjen e detyrueshme të tatimit në pronë.

Sipas vendimit të bërë publik në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) nga tre aplikonte, Ramiz Ramadani është vlerësuar me pikë maksimale dhe e ka fituar punën.

Ai për 12 muaj për mbledhje të tatimit do të paguhet 9 mijë e 840 euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëhiqet nga ministri Hekuran Murati, nga e cila IndeksOnline nuk ka marrë përgjigje si zakonisht për pyetjet e dërguara.

Po ashtu nuk dihet nëse ministria që drejton Murati e ka shuar departamentin e tatimit të pronës, ku në të kaluarën ka pasur të punësuar./IndeksOnline/