75 Mall Live Search
15:39 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / mp

Ministria e Financave hap konkurs për Bordin e Ankesave

Ministria e Financave ka shpall konkurs për katër anëtrë të Bordit të Ankesave  në çështjet tatimore dhe doganore.

Sipas njoftimit,  Bordi Ankesave themelohet sipas Ligjit Nr. Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore dhe ka juridiksion të shqyrtojë ankesat kundër çdo vendimi nga njësitë përkatëse të ankesave pranë Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës, në lidhje me çështjet tatimore dhe doganore.

Bordi i Ankesave, si organ i instancës ankimore pas shkallës së dytë, funksionin në përputhje me dispozitat ligjore tatimore dhe doganore në fuqi. Vendim i Bordit të Ankesave ka karakter detyruar për palët dhe janë përfundimtare në procedurën administrative. Bordi i Ankesave përbëhet nga 9 anëtarëve, një (1) kryesues dhe tetë (8) anëtarëve. Bordi i Ankesave emërohet nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve për një mandat prej katër (4) viteve, me mundësi vazhdimi edhe për një mandat të dytë.

Përshkrim i kualifikimeve, përvojës dhe aftësive të kërkuara: Për t’u emëruar anëtar i Bordit, kandidati duhet të plotësojnë kriteret, si në vijim: 1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; 2. të ketë diplomë të arsimit të lartë të nivelit të parë (Bachelor), nga fusha e Ekonomisë ose Juridikut (pavarësisht nga specializimi), të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e emërimit; 3. të ketë pesë (5) vite përvojë pune, në fushën e tatimeve apo doganave në sektorin publik ose privat; 4. të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale me aktgjykim të formës së prerë; 5. të mos ketë konflikt interesi me detyrën apo konflikt interesi të natyrës tjetër, siç parashihet me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Afati i aplikimit fillon nga data 07.11.2024 deri më 06.12.2024 në orën 16:00. Shpallja mbyllet pas tridhjetë (30) ditësh kalendarike nga data e publikimit.