Ministria e Financave jep detaje rreth ankandit të katërt të letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 01 prill 2025 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2025.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 7-vjeçar, në shumën prej 20 milionë eurosh.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi#, thuhet në njoftimin e MFPT-së.
Detajet rreth pjesëmarrjes në ankandet për blerjen e letrave me vlerë mund të merren te bankat komerciale që operojnë në Kosovë.
