12:08 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Ministria e Financave për 6 muaj i sjell shtetit 73 milionë euro në formë të granteve

Ministri i Financave, Bedri Hamza në këtë gjashtë mujor të mandatit të tij, duke e dëshmuar menaxhim transparent të financave publike, rikthimin e qëndrueshëm fiskal përmes Buxhetit të vitit 2018, duke respektuar rregullën fiskale, deficitin buxhetor dhe duke marr vendime në funksion të përmirësimit të ambientit të bërit biznes përmes vendimeve, të cilat janë në fuqi nga 01 janari 2018 për lirim nga tatimi doganor dhe akcizës, si dhe masave tjera të reja fiskale të planifikuara për të ardhmen, ka arritur që shtetit të Kosovës t’i sjell në formë të garantëve shumën prej 73,886,000 euro.

Kështu thuhet në një komunikatë të MF-së, ku theksohet se kjo shumë e mjeteve e cila i është dhënë Ministrisë së Financave në emër të shtetit të Kosovës  për arsye të seriozitetit të treguar profesional dhe transparent, do ta ndihmoj zhvillimin e ekonomik të vendit tonë, që është edhe synim i Ministrisë së Financave, që bartës i zhvillimit ekonomik të jetë sektori privat.