10:10 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / k.v

Ministria e Financave shpall ankandin e tretë të letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 mars 2024 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.