Ministria e Infrastruktures bleu ujë të xhamave për automjete, ja sa para dhanë për tender!
Ministria e Infrastruktures duket se po kujdeset bukur shumë për veturat zyrtare.
Përgjatë muajit korrik, dikasteri që udhehiqet nga Pal Lekaj ka nënshkruar një marrëveshje për furnizim me ujë të xhamave për automjetet që kanë në shfrytëzim.

Fillimisht shuma e ndarë për këtë tender ka qenë 4.000 euro, porse ajo është arritur të kurorëzohet për 1.880,00 euro, shkruan Indeksonline.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik ” Omega – I ” SH.P.K. /Indeksonline/
