75 Mall Live Search
15:53 / E Martë, 24 Qershor 2025 / S Z

Ministria e Infrastrukturës: Nuk jemi informuar për testimet në urën mbi Ibër

Kamionë e mjete të ndryshme dhe instrumente për matje gjeodezike janë parë mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë të martën. E përderisa po kryhen këto testime, Qeveria në detyrë ka thënë se nuk është e informuar se kush po i kryen ato.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi për Televizionin Dukagjini, ka thënë se Ministria i ka kryer testimet vitin e kaluar e se për testimet e sotme nuk janë të informuar se nga kush po kryhen.

“Ne nuk e kemi asnjë njoftim zyrtar prej askujt. Ne kemi përfunduar testimet si minsitri. Kemi marrë raportet me rezutlate, ura është stabile përcfarëdo lloj ngakese që mund të kalojë mbi urë

I pyetur nëse ka pasur ndonjë komunikim pas shfaqjes së mjeteve të rënda në urë, Durmishi u përgjigj:

“Jo, jo, sepse as nuk kanë dërguar njoftim tek ne si ministri. Ata, sigurisht në bazë të informatave jozyrtare që po fliten, po duan të bëjnë testime – sigurisht me i krahasu me testimet tona”, tha Durmishi.

Durmishi theksoi se ura aktualisht nuk shfrytëzohet për qarkullim të automjeteve, por vetëm për kalimin e këmbësorëve, dhe shtoi: