Ministria e Infrastrukturës tregon se çka do të ndodhë me zyrtarin që u kap me këmbë përpjetë në veturë zyrtare

Indeksonline dje raportoi për zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës, Bashikm Islami, i cili kishte quar këmbët përpjetë në veturën zyrtare.
Pas kësaj video të Indeksonline, Ministria e Infrastrukturës, saktësisht Departamenti për Patentë Shoferë ka filluar kompletimin e dosjes për ta dërguar në Komisionin Disiplinor të hënën.
Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline vetë Ministria e Infrastrukturës.
“Departamenti për Patentë Shofer ka nisur kompletimin e dosjës për rastin në fjalë dhe të hënën do të dorëzohet në komisionin disiplinor të Ministrisë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Bashkim Islami mban pozitën e ekzaminerit në Ministrinë e Infrastrukturës./Indeksonline/