Ministria e Jashtme e Iranit i quan sulmet e ShBA-ve “jashtëzakonisht të rrezikshme”

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka folur pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i sulmuan mbrëmë tri objektet kyçe bërthamore iraniane.
Baghaei tha se veprimet e Shteteve të Bashkuara ishin jashtëzakonisht të rrezikshme.
“Veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin jashtëzakonisht të rrezikshme dhe një tradhti ndaj diplomacisë”, tha Bahaei për CNN.
Në lidhje me sulmet amerikane, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, paralajmëroi se ato do të kenë “pasoja të përjetshme”.