16:05 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / AR

Ministria e Jashtme jep të dhënat e fundit për gjendjen shëndetësore të aksidentuarve në Kroaci

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali, transmeton “Indeksonline”.

Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile.

Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë.