Ministria e Kthimit e shpërblen me gjysmë milionë euro kompaninë që ka veç dy punëtorë

Për finalizimin e ndërtimit të shtëpive për të kthyerit dhe komunitetet në tërë territorin e Kosovës, ministria për Komunitete dhe Kthim ka shpërblyer me kontratë kompaninë “Engrup” me ofertën më të lartë prej 526 mijë e 249 euro, shkruan Indeksonline.
Në këtë tender kishin konkuruar tre kompani të cilat kishin ofertuar me çmime më të lira.

Po ashtu sipas të dhënave kompania e cila është shpërblyer me kontratë i ka të punësuar vetëm 2 puntorë. Këto të dhëna për numrin e të punësuarve të kompanisë janë të publikuara në Agjencin e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK).
Qëllimi i kontratës është ekzekutimi i punëve ne ku sipas dosjes së tenderit dels se punë kryesi duhet të bëjë finalizimin e 19 shtëpive dhe ndertimi i 4 shtëpive të reja sipas paramases dhe projekteve të bashkanegjitura ne kete dosje te tenderit./Indeksonline/