75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 27 Mars 2024 / AR

Ministria e Kulturës ndan çmimet vjetore për teatrin

Sot shënohet Dita Botërore e Teatrit.

Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se kanë ndarë çmimet vjetore të ministrisë për teatrin.

Ai falendëroi jurinë për punën profesionale.

Postimi i plotë:

“Më të mirët e teatrit për vitin 2023: Muharrem Qena (post-mortem), Fadil Hysaj, Adrian Morina, Igor Mendjisky, Qendra Multimedia.Sot, në Ditën Botërore të Teatrit, ndamë çmimet vjetore të ministrisë për teatrin. Çmimi për veprimtari jetësore post-mortem iu nda figurës emblematike të skenës, të madhit Muharrem Qena. Profesori Fadil Hysaj është laureat i çmimit për regjisorin më të mirë (Fausti), ndërsa “1984” me regji të Igor Mendjisky mori çmimin për shfaqjen më të mirë. Aktori i talentuar Adrian Morina u vlerësua si aktori më i mirë me dy role në dy shfaqje të ndryshme, ndërsa çmimi për përfaqësim ndërkombëtar iu nda Qendrës Multimedia. Falënderim i veçantë për jurinë e pavarur për punën profesionale. Doruntina Basha, Ag Apolloni, Ernest Malazogu, Kushtrim Koliqi, Ilir Bokshi. Përgëzime për laureatët e vitit 2023. Mirënjohje pafund për të gjithë pjesëtarët e komunitetit teatror të shtetit tonë për punën dhe përkushtimin. Gëzuar Ditën Botërore të Teatrit!”, u shpreh Çeku./Indeksonline/