Ministria e Liburn Aliut kontrakton me tender dhjetë ekspertë, vlera mbi 100 mijë euro në vit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë (MMPHI), e udhëhequr nga Liburn Aliu , si çdo digaster që po praktikohet për punësim përmes një tenderi publik, ka rekrutuar dhjetë ekspertë, të cilët në bazë të dosjes së tenderit të publikuar në Komisionin rregullativ të prokurimit publik janë punësuar për programin e banimit të përballueshëm në Republikën e Kosovës.
Kontrata është paraparë të jetë valide për 1 vit. Ndërsa pagesa është e ndarë në lote, sipas dosjes këta janë persona ekspertë, të cilët janë shpërblyer me kontratë nga ministria dhe është specifikuar edhe shuma e parave që do t’i marrin. Ku sipas përllogaritjeve del se këta ekspert do ti kushtojnë buxhetit të ministrisë mbi 100 mijë euro për një vit.

Ndërsa më posht janë personat të cilët kanë marrë pjesë në këtë tender:


“Kontraktimi i dhjetë (10) ekspertëve për programin e banimit të përballueshëm në Republikën e Kosovës” “Qëllimi i kontratës është performimi i shërbimeve si në vijim:
“Qeveria e Kosovës, do të reflektojë qartë se në çfarë lloj reformash nevojiten që të plotësohen politikat në sektorin e banimit si edhe përfshirjen e qytetarëve në mënyrë të barabartë në gjithë Republikën e Kosovës dhe vendosjen e politikave të qëndrueshme në fushën e banimit, përmes shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Qëllimi i projektit është përmirësimi i kushteve të jetesës, në mënyrë institucionale, financiare dhe teknike, si edhe i qëndrueshëm nga ana sociale, mjedisore dhe ekonomike”, thuhet në dosjen e tenderit. /IndeksOnline/