Ministria e Liburnit e “lëshon dorën”, brenda një jave hap tendere milionëshe

Fundi i mandatit të qeverisë, aktivizon Ministrinë e Infrastrukturës.
Përveç projekteve për ndërtimin e rrugëve nacionale, tashmë janë hapur tenderë edhe për hartimin e projekteve të tjera më të mëdha, raporton Indeksonline.
Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara në platformën E-prokurimi kjo ministri gjatë kësaj jave ka hapur tenderin për “Rehabilitimin e rrugës N25.2 segmenti Kishnic-Bresallc” .
Vlera e paraparë për këtë projekt është 5 milionë euro.
Ndërsa për vetëm hartimin e projektit kryesor për rekonstruktimin e rrugës Nacionale N9, segmenti Pejë-Kuqishtë-Qakorr për këtë projekt ministria i ka ndarë 350 mijë euro.
Një projekt tjetër është edhe hartimi i projektit ideor dhe kryesor për objektin Qendra e Menaxhimit të Trafikut në Kosovë.
Për hartim të këtij projekti ministria i ka paraparë 50 mijë euro buxhet./indeksonline/
