09:53 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / mp

Ministria e Mbrojtjes dhe Aleanca e Bizneseve nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Ministri i Forcës së Sigurisë Armend Mehja dhe kryetari i Aleancës për Biznese Agim Shahini kanë  nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i këtij Memorandumi ka për qëllim avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për  promovim dhe  mbështetje të  bizneseve dhe prodhimin vendor si dhe mbështetjen e Forcës Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni morën pjesë 40 përfaqësues të bizneseve prodhuese dhe shërbyes tê Kosovës.

Është  bashkëpunimi me bizneset anëtare të AKB, ku bizneset kane shprehur vullnetin dhe  gadishmerin për ofrimin e zbritjeve nga 5%-50% të gjitha produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së nëpër kompanitë e ndryshme vendore.

” Jemi mirënjohës ndaj jush për punën dhe përkushtimin në ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës dhe jetën e çdo qytetari, andaj si çdoherë e  keni mbështetjen dhe përkrahjen tone. Një falënderim i veçan shkon për të gjitha bizneset që sot janë pjesë e këtij memorandum bashkëpunimi, të cilët ne momentin e pare qe kemi prezantuar ketë projekt e kane mbështetur dhe  kane shprehur vullnetin dhe  gadishmerin për ofrimin e zbritjeve nga ana e tyre në produkte dhe artikuj për personalin ushtarak të FSK-së”, ka thënë Shahini.

Në emër të AKB dhe bizneseve , zotohem ta mbështesim FSK-në me ofrimin e zbritjeve në produkte dhe artikuj ushqimorë dhe produktet dhe shërbimet vendore të tjera që ofrojnë bizneset përkatëse, për pjesëtarët e FSK-së, të cilët për përfitimin e këtyre zbritjeve duhet ta posedojnë kartelën ushtarake

Ftojmë tê  gjitha kompanitë prodhuese dhe shërbyes tê Kosovës që tê na bashkoheni nê ketë iniciativë për tê mbështe Ushtrinë e Republikës së Kosovës në ditë dhe ne fazën e dytë.

Mehaj ka falënderuar AKB-në  për ketë iniciativë e cila është ndihmë dhe respekt për FSK. ” Për neve është respekt dhe motive për të punuar edhe më shumë për vendin.  Praktikat e tilla kanë edhe disa shtete tjera demokratike qe praktikojnë ti mbështesin Ushtrinë e vendit tyre. AKB dhe ju përfaqësues të Bizneseve edhe njëherë faleminderit shumë për gatdishmërin dhe vullnetin e juaj”, ka thënë Mehaj.