21:47 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ministria e Mbrojtjes distancohet nga rasti i pjesëtarit të FSK-së që dyshohet për keqpërdorim seksual

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar në lidhje me dyshimet që një ish-pjesëtar i FSK-së ka keqpërdorur seksualisht të miturën në Gjilan.

Ai ka thënë se një rast i tillë është i papranueshëm dhe se ky rast nuk e përfaqëson shpirtin dhe integritetin e FSK-së.

Sipas Ramadanit tashmë gjithçka mbetet në dorën e drejtësisë në mënyrë që të merren masa në lidhje me rastin.

Postimi i plotë:

Me indinjim dhe keqardhje mësova mbi dyshimet që një pjesëtar i FSK-së ka kryer veprën penale keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare.

Kjo është e papranueshme, e dënueshme dhe e patolerueshme.

Ky rast i dyshuar nuk përfaqëson shpirtin dhe integritetin e Forcës sonë!

Shpreh keqardhjen më të thellë për të dëmtuaren dhe familjen.

Gjithçka mbetet në dorën e drejtësisë dhe, në rast të vërtetimit të dyshimeve, inkurajoj gjyqësorin të ndërmerr veprimet më meritore në ndëshkim.

Deri në vendimin gjyqësor, të gjitha masat ligjore do të zbatohen.

/Indeksonline/