75 Mall Live Search
22:30 / E Enjte, 03 Mars 2022 / MSH

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka shkatërruar 20 automjete ruse pranë bazës ajrore

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka shkatërruar sot gjithsej 20 automjete ushtarake ruse pranë bazës ajrore Gostomel.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ushtarë ukrainas që ecin drejt automjeteve të dëmtuara dhe të djegura të shënuara me shenjën “V” që sugjeron se ata ishin në mesin e forcave ruse që erdhën nga Bjellorusia. 

Fillimi i kolonës, i identifikuar në imazhet satelitore, ishte vetëm në veri të bazës ajrore Hostomel.

CNN ka gjetur dhe verifikuar autenticitetin e videove në një zonë rreth tetë kilometra larg fushës ajrore Gostomel, e cila u raportua se u kap nga forcat ruse më 24 shkurt.

“Gjithsej, gjatë ditës, forcat speciale shkatërruan 20 automjete luftarake të armikut në Gostomel” thuhet në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

“Beteja po zhvillohet nga një grup i kombinuar i forcave speciale të udhëhequra nga GUR e ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës dhe grupeve lokale të rezistencës”, thuhej në Twitter.