75 Mall Live Search
23:13 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Ministria e Mbrojtjes furnizon me fanella sportive ekipet e futbollit të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës.

Dikasteri që udhëhiqet nga Rrustem Berisha, kësaj radhe ka arrituar të finalizojë kontratën e cila siguron me fanella sportive ekipet e futbollit të FSK-së.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me ndresa sportive për ekipe të futbollit të FSK-së”, ka kushtuar 2.255,00 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Europrinty Sh.P.K”, transmeton Indeksonline.

Në kontratë bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 3.418,50./Indeksonline/