75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / S Z

Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për karrierë ushtarake dhe akademike

Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara se është hapur konkursi për ndërtimin e një karriere ushtarake dhe akademike në Kosovë dhe jashtë vendit.

 Afati për aplikim është i hapur nga 1 deri më 15 qershor 2026.

Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të bëhen pjesë e një rruge profesionale plot sfida, përgjegjësi dhe mundësi zhvillimi.

“Ministria e Mbrojtjes ka shpallur  konkursin për të rinjtë dhe të rejat që synojnë të ndërtojnë karrierë ushtarake dhe akademike në Kosovë dhe jashtë vendit. Aplikimi është i hapur nga 1 deri më 15 qershor 2026”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

.