Ministria e Mbrojtjes i ofron mbështetje Komunës së Prishtinës për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest

Komunës e Prishtinës dhe Ministria e Mbrojtjes, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e mbështetjes teknike e profesionale nga Ministria e Mbrojtjes, përmes njësive të FSK-së, në realizimin e aktiviteteve të Komunës së Prishtinës për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve që mund të cenohen dhe rrezikohen nga prania e asbestit në zonën urbane, sidomos afër shkollave dhe në lagjet e urbanizuara të Prishtinës:
Nënshkrimi u bë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilët pas nënshkrimit të marrëveshjes dhanë detaje në një konferencë për media.