17:18 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Ministria e Mbrojtjes me njoftim për kandidatët që kanë munguar në testim

Gjatë këtij muaji, Forca e Sigurisë së Kosovës mbajti testime për të pranuar rekrut të rijnë. Në testimet e bëra, ka kandidatë që kanë munguar.

Për kandidatët që kanë munguar në testim, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar datat e reja kur mund të shkojnë të kryejnë testimet, transmeton Indeksonline.

NJOFTIM PËR KANDIDATËT QË KANË MUNGUAR NË TESTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë konkuruar për rekrutë/OR1 të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në konkursin e shpallur më 11.02.2019, e të cilët kanë munguar në ditën e testimit sipas orarit paraprak të testimit, se do t’u mundësohet të marrin pjesë në procesin e testimit sipas orarit të ri të testimit i cili gjindet në faqën zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, respektivisht në adresën, www.mksf-ks.org, linku; KONKURS PËR REKRUTIMIN E REKRUTËVE TË RINJ-USHTAR AKTIV PËR SHËRBIM NË FSK. Orari i publikuar në ditën e sotme përfshin testimin për datën 23.03.2019 dhe 24.03.2019. Orari i testimit për datën 25.03.2019 do të publikohet më datën 22.03.2019.

Vëmendje:

Kandidatët ditën e testimit duhet të kenë me vete:

1. Numrin e aplikimit

2. Leternjoftimin apo ndonjë dokument identifikimi

Të gjithë kandidatët të cilët kanë aplikuar e nuk mund ta gjejnë vetën në njërin nga grupet e publikuara, për informata shtesë të lajmërohen në numrat e telefonit 038-603-355/199 pranë Zyrës së Rekrutimit të FSK-së.

VINI RE:

1. Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten me kohë në vendin ku do të mbahet testimi, së paku 15 minuta para orarit të publikuar për testim.

2. Kandidatët në ditën e testimit duhet të jenë të veshur me rroba sportive.

3. Kandidatët gjatë kohës së testimit nuk lejohet që me vete të posedojnë apo të përdorin pajisje të teknologjisë informative siç janë telefonat mobilë, kalkulatorë, orë të mençura etj.

Kandidatët do t’i nënshtrohen Testit të Aftësive dhe Testit të Fitnesi Fizik të cilat do të mbahen në Kazermën ‘’Skënderbeu’’ në Ferizaj.

Ministria e Mbrojtjes ju uron suksese të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin e testimi.