Ministria e Mbrojtjes: Situatë e rënduar në fshatin Thirrë të Mirditës, zjarri ka përparuar në dendësi pyjore

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka dalë me një tjetër deklaratë pak minuta më parë ku thuhet se situata e zjarrit në Dukat është përmirësuar, por ndërkohë puna e forcave operacionale po vijon për mbajtjen nën kontroll të flakëve nga toka.
Ndërkaq në fshatin Thirrë të Mirditës, gjendja me zjarret është e rëndë.
“Situata paraqitet e vështirë në fshatin Thirrë, në bashkinë Mirditë, ku zjarri ka përparuar duke u futur në zonë me dendësi pyjore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie, shkruan Top Channel, përcjell Klankosova.tv
Në këtë vend forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugës së fshatit, ndërsa në varësi të situatës mund të parashikohet edhe ndërhyrje nga ajri.