75 Mall Live Search
20:31 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / OSH

Ministria e Mehajt jep tender mbi 300 mijë euro për ndërtimin e garazhave dhe hangarëve

Ministria e Mbrojtjes përgjatë muajit qershor ka arritur të finalizojë kontraten e radhës për këtë vit.

Dikasteri që udhëhiqet nga Armend Mehaj ka në plan të bëjë ndërtimin e garazhave dhe hangarëve, në Kazermat Gjilan dhe Prizren.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekononmik “Engineering ‘Sh.P.K’”, shkruan IndeksOnline.

Ministria e mbrojtjes për këtë tender do të paguajë hiç më pak se 314. 942, 62 euro.

Tutje, në tenderin e publikuar nga prokurimi bëhet me dije se tenderi i përgjithshëm me çmimin më të lartë ka qenë 390.836, 74 euro.

Ndërkohë në përshkrimin e shkurtër të kontratës thuhet:

AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë  me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej punet në  “Ndertimin e garazhave dhe hangarëve ne Kazermat, Prizren dhe Gjilan”. Realizimi i kontrates duhet të behet sipas specifikimti teknik te kerkuar dhe TeR te percaktuar në dosjen e  tenderit dhe ne njoftimin per kontrate.  Qëllim i relazimit të kesaj kontratë është  ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se. /IndeksOnline/