75 Mall Live Search
12:10 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / P M

Ministria e Mjedisit hap kuletën, shpërblen dhjetëra biznese për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka shpërblyer dhjetëra kompani me kontrata për shërbimin e “Mirëmbajtjes dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës 2025–2026“, vetëm pak para sezonit të stinës së dimrit, shkruan IndeksOnline.

Vlera totale që ministria i ka paraparë për dy vjet për mirëmbajtje dimërore 8.5 milionë euro.

Tenderi është dhënë me negocim përmes procedurave të negociuara pa publikim të njoftimit të tenderit, duke i ftuar dhjetëra kompani për të marrë pjesë në këtë proces të ndarë në 13 lote.

Megjithatë, përdorimi i procedurës së negociuar është një praktikë që po e aplikojnë shumë digastere, duke mos dhënë mundësi të transparencës.

Sezoni zyrtarisht i mirëmbajtjes dimërore fillon më 22 dhjetor dhe më shumë se dhjetë kompani tashmë janë shpallur fituese në rajone të ndryshme të Kosovës. Këto kompani do të jenë përgjegjëse për sigurimin e rrugëve gjatë periudhës së dimrit, në një kohë kur pritshmëritë për reshje të borës dhe temperatura të ulëta janë rritur.

Sipas dosjesë së tenderit Loti 8 është anuluar. Më poshtë dokumenti ku janë listuar kompanitë fituese.