75 Mall Live Search
23:22 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Ministria e Punës: Jemi në dijeni me problemet që përballen punëtorët, po punojmë për ligjin e ri (Video)

Mimoza Kqiku, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka theksuar se ndër shqetësimet kryesore të këtij dikasteri qeveritar janë zbatimi i kontratave, orari i punës, siguria dhe shëndeti në punë.

Ajo në emisionin “Përballje”, ka thënë se janë në dijeni për papunësinë e lartë dhe in-formalitetin dhe mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve.

Kqiku ka thënë se ata si ministri janë duke punuar në hartimin e ligjit të ri të punës.

“Ligji i ri në masë të madhe i kushtohet nënave lehona. Kemi parapa që të rregullohen këto probleme më një ligj të veçantë. Aty do të përfshihet edhe trajtimi i lehonave të papuna, pushimi prindëror për të dy prindërit”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Temat: