00:16 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ministria e Brendshme bëhet gati për dimër, kaq i kushton peleti

Ministria e Punëve të Brendshme përgjatë këtij muaji ka arritur të finalizojë kontratën e radhës për këtë vit.

Këtë herë, ky dikaster qeveritar do të furnizohet me pelet, shkruan Indeksonline.

Kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për 36 muaj.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: Furnizimi me lëndë djegëse pelet për ngrohje qendrore, përfshin furnizimin sipas nevojës për QRA dhe QPD në Obiliq, Istog dhe DSHAM – Vranidoll. Artikujt e përfshirë në këtë tender, nuk janë të përfshirë në UA nr. 06 2018 dhe në UA për vitin 2019 nga AQP-ja.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 26.400,00 euro, derisa ajo e cila është kurorëzuar është  25.771,20 euro.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonmikk NTSH “DIARI”./Indeksonline/