Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës i drejtohet Rusisë më një kërkesë

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës ka njoftuar se tanimë ka filluar evakuimin e civilëve nga Sumy në Poltava, duke përfshirë studentë të huaj.
Në një postim në llogarinë e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës në Tëitter, i kanë bërë thirrje Rusisë të bie dakord edhe për korridoret tjera humanitare në Ukrainë, transmeton Indeksonline.
“Sot është rënë dakord për një korridor humanitar për evakuimin e civilëve, përfshirë studentë të huaj, nga Sumy në Poltava. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të mbajë angazhimin e saj për armëpushim, të përmbahet nga aktivitetet që rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të lejojë dërgimin e ndihmave humanitare”, thuhet në këtë postim.
A humanitarian corridor to evacuate civilians, including foreign students, from Sumy to Poltava has been agreed today. We call on Russia to uphold its ceasefire commitment, to refrain from activities that endanger the lives of people and to allow the delivery of humanitarian aid. pic.twitter.com/W6ArLPKtBq
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) March 8, 2022