75 Mall Live Search
18:30 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Ministria e Punëve të Jashtme zhvillon vizitë në Iowa, premtohet thëllimi i bashkëpunimit mes dy shteteve

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë pune në Iowa.

Kështu ka njoftuar përmes një shkrimi në “facebook”, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i MPJ-së, Astrit Zemaj.

Image may contain: 2 people, people smiling, indoor

Zemaj ëshë shprehur se ka marrë premtimin nga zv.Guvernatori Gregg premtoi angazhime shtesë për jetësimin e projekteve të ndryshme, të iniciuara nga procesi i partneritetit të përbashkët midis dy shteteve.

Shkrimi i plotë:

Vizita në Iowa – (Dita e parë) takimi me zv.Guvernatorin dhe Sekretarin e Shtetit.

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, z.Astrit Zemaj dhe Zyrtari për Politika të Sigurisë, z.Bujar Maxhuni, si dhe z.Artan Duraku, KP në Iowa, u priten të hënën në një takim nga autoritetet më të larta të këtij shteti, Zëvendës Guvernator i Ioëa-s, z.Adam Gregg, dhe Sekretari i Shtetit të Iowa-s, z.Paul D. Pate.

Në këtë takim, të organizuar me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Ioëa-s, u diskutuan tema të shumta me interes të ndërsjellë bilateral në ekonomi, arsim, kulturë, shkencë dhe teknologji.

Gjatë bisedës për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Iowa-s, i themeluar më 2011, dhe tashmë i konsoliduar në sfera të shumta, zv.Guvernatori Gregg premtoi angazhime shtesë për jetësimin e projekteve të ndryshme, të iniciuara nga procesi i partneritetit të përbashkët midis dy shteteve simotra.

Në këtë takim është biseduar edhe për proceset e binjakëzimit të institucioneve dhe komunave të Kosovës, si dhe për detajet e përgatitjes së vizitës së Guvernatores së Iowa-s, znj. Kim Reynolds në Kosovë, e cila planifikohet të realizohet në muajin qershor.

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, gjatë kësaj vizite në Des Moines, do të ketë edhe takime të tjera me drejtues të institucioneve të ndryshme të Iowa-s, me synim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe me interes për qytetarët e të dyja vendeve. /IndeksOnline/

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor