75 Mall Live Search
22:10 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Ministria e Anton Qunit, jep mijëra euro për tu furnizuar me tavolina, karriga dhe shtretër fushorë!

Ministria e Mbrojtjes përgjatë këtyre ditëve ka finalizuar disa kontrata.

Dikasteri që udhëhiqet nga ministri në detyrë Anton Quni, këtë herë ka nënshkruar kontratë për furnizim me pajisje fushore e ndarë në dy pjesë: “Furnizim me tavolina, karriga dhe shtretër fushorë; si dhe pjesa e dytë furnizim me thasë fushorë.

Kohëzgjatja e kontratës është bërë për 24 muaj dhe nuk është se ka kushtuar pak, vlera e përgjithshme e kontratës ka kushtuar 115.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Përshkrim i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: “AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë për furnizim me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej Furnizim me pajisje fushore e ndare ne dy pjese Pjesa 1 Funizim me tavolina, karrriga, dhe shtretër fushorë Pjesa 2 Furnizim me thaasë fushorë sipas specifikimti teknik te kerkuar dhe TeR te percaktaur ne dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Furnizimet do te bëhen sipas përshkrimeve teknike dhe sasive të dhëna ne DT , me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së”.

Tutje, bëhet me dije se tenderi në fjalë u është dhënë Grupit të Operatorëve Ekonomik BE NEË L.L.C.; N.T.SH. LENTI./Indeksonline/