Ministria e Ramë Likajt “blen maska për nënat”, përkthimi skandaloz brenda një tenderi!

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, vazhdimisht është kritikuar për performancën e saj.
Hiç të kujdesshëm janë treguar derisa kanë nënshkruar një kontratë të re, që lidhet me maskat mbrojtëse për nxënësit e të gjitha shkollave të Republikës së Kosovës.
Në kontratën e publikuar nga prokurimi, përshkrimi është bërë edhe në gjuhën serbe, por që del të jetë përkthyer me anë të “google translate”, shkruan IndeksOnline.

Kështu, Ministria që udhëhiqet nga Ramë Likaj, del të ketë punonjës jo profesionistë, derisa për përkthime në gjuhen serbe kanë zgjedhur programin “google translate”

Ndryshe, për kontraten “Procedurë e negociuar për blerjen e maskave mbrojtëse për nxënësit e Republikës së Kosovës në kushte pandemie”, janë alokuar 70 mijë euro dhe se tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Yoobopo” Sh.P.K, dhe se kohëzgjatja e tenderit është bërë për 12 muaj. /IndeksOnline/
