Ministria e Shëndetësisë: 57 ukrainas të vdekur nga sulmet ruse

Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë ka bërë të ditur se deri tani kanë vdekur 57 persona nga zhvillimet e luftimeve atje.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se të plagosur janë edhe 169 persona të tjerë, shkruan ABCNews.
Rusia në mëngjesin e hershëm sot ka nisur sulme ajrore ndaj Ukrainës, ku e filloi një luftë ndaj këtij shteti, ushtria dhe zyrtarët e të cilit janë duke u marrë me situatën e shkaktuar.