21:48 / E Enjte, 22 Qershor 2023 / MSH

Ministria e Shëndetësisë demanton spekulimet e Listës Serbe për furnizimin me oksigjen

Ministria e Shëndetësisë, përmes një deklarate zyrtare, i ka reaguar Listës Serbe, duke demantuar spekulimet e kësaj të fundit se kinse nuk ka furnizim me oksigjen nëpër spitale.

“Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, organet e tjera përgjegjëse ka marrë të gjitha veprimet që oksigjeni të arrijë në spitalet përkatëse” thuhet në njoftim.

MSh gjithashtu deklaron se Dogana ka proceduar sipas kërkesës furnizimin me osigjen dhe i njëjti ka shkuar në adresat përkatëse.

“Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka vënë në diskutim çështjet e shëndeti dhe ato humane pavarësisht rrethanave apo ngjarjeve politike. Dhe, kështu do të jetë gjithnjë” thekson mes të tjerash Ministria.

Ky është njoftimi i plotë:

Duam të njoftojmë opinionin publik se deklaratat e sotme në konferencën e Listës Serbe në lidhje me furnizimin me oksigjen për spitalin nuk qëndrojnë.

Ministria e Shëndetësisë dje ka marrë njoftimin se drejt Republikës së Kosovës është një kontigjent me furnizim me oksigjen dhe më të marrë këtë njoftim kemi kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të krijohen kushtet për kalimin e një ngarkese të tillë. 

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, organet e tjera përgjegjëse ka marrë të gjitha veprimet që oksigjeni të arrijë në spitalet përkatëse.

Sot, pa vonesa Dogana e Kosovës ka proceduar, ashtu siç ka qenë edhe kërkesa, dhe ngarkesa me oksigjen është futur në Republikën e Kosovës për të shkuar në adresën përkatëse.

Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka vënë në diskutim çështjet e shëndeti dhe ato humane pavarësisht rrethanave apo ngjarjeve politike. Dhe, kështu do të jetë gjithnjë.