Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja ftojnë mediat në një konferencë

Ministria e Shëndetësisë, në krye me Arben Vitinë, bashkë me IKSHPK-në, në krye me Ardita Barakun, do të mbajnë një konferencë për media.
Vitia dhe Baraku do t’u adresohen mediave në orën 13:00, në ambientet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Tema e konferencës do të jetë implementimi i vaksinave të reja, me theks aplikimi i HPV-së vaksinës edhe te djemtë në Kosovë./IndeksOnline/