16:32 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Ministria e Shëndetësisë gabon: Në 24 orët e fundit nuk u vaksinuan 19 mijë persona por 9 mijë e 608

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një deklaratë në lidhje me numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit.

Në komunikatën e lëshuar më herët, thuhej që 19 mijë e 609 persona janë vaksinuar kundër Coivd 19, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, kjo nuk është e saktë. Ministria e Shëndetësisë në komunikatën e fundit ka bërë të ditur që numri i të vaksinuarve në 24 orët e fundit është 9608 e jo 19 mijë e 609 siç lajmëroi më parë.

MSh kërkoi falje për këtë lëshim teknik që u bë sot.

Komunikata e plotë:

Sqarim rreth të dhënave për vaksinimin kundër COVID-19!Ministria e Shëndetësisë dëshiron t’i kërkojë ndjesë publikut për një lëshim teknik të bërë gjatë ditës së sotme me rastin e komunikimit të shifrave zyrtare rreth numrit të dozave të vaksinave kundër COVID-19, të administruara në 24 orët e fundit.

Në raportin e sotëm, janë llogaritur shifrat e dy ditëve të fundit, andaj rrjedhimisht edhe numri i dozave të administruara në raport ka rezultuar të prezantohet më i lartë.Duke kërkuar mirëkuptim dhe shprehur falënderim për kujdesin e treguar nga publiku dhe bashkëpunimin në evitimin e lëshimeve të tilla, ju lusim të gjeni raportin e korrektuar me të dhënat nga vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë.