75 Mall Live Search
18:19 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / S Z

Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime për mbrojtjen nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë (MSHSH) ka dhënë disa rekomandime për qytetarët se si të mbrohen nga temperaturat e larta.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për të pirë më shumë ujë gjatë gjithë ditës, për të shmangur rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe për të përdorur krem ​​mbrojtës.

Ministria ka bërë thirrje gjithashtu për pushime të rregullta nëse punoni jashtë.

Foto: MSH

“Njihni shenjat e sëmundjes nga nxehtësia: Marramendje, dhimbje koke, dobësi. Telefoni për ndihmë: Nëse dikush tregon shenja të goditjes nga nxehtësi. Ndihma e parë: Vendosni personin në hije, ofroni ujë dhe freskim të trupit”, thuhet në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.