Ministria e Shëndetësisë jep tender për të mbrojtur personelin shëndetësor nga Koronavirusi

Dita-ditës koronavirusi po përhapet në vende të ndryshme të botës.
Është Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia ajo e cila ka nënshkruar një kontratë për furnizim me pajisje medicinale për mbrojtjen nga koronavirusi.
Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një furnizim emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për mbrojtjen e personelit shëndetësor nga koronavirusi.

Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 96.324,00 euro porse e njëjta është arritur të nënshkruhet për 94.401,00 euro- shkruan Indeksonline.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.SH “Made-kos”.
Vlen të kujtojmë faktin se deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur 3 mijë e 805 persona./Indeksonline/