14:36 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministria e Shëndetësisë konfirmon viktimën e 8 nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë është deklaruar lidhur me vdekjen e 39 vjeçares nga Istogu, e cila u diagnostikua me COVID-19 pas ndërhyrjeve kirurgjikale të cilat pati.

Indeksonline pak më parë raportoi për vdekjen e S.K nga komuna e Istogut, kurse në njoftimin e ministrisë u theksua se kjo është vdekja e tetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me koronavirus dhe se kjo e fundit pati edhe probleme të tjera shëndetësore, transmeton Indeksonline.

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, ku numri i të infektuarve është 362.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë  Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19.

E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Kjo është vdekja e tetë (8) e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19