Ministria e Shëndetësisë me njoftim për marrjen e dozës së tretë të vaksinës
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe kanë mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës” thuhet në njoftimin e MSh-së.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.
Marrja e vaksinës mund të bëhet në çdo kohë dhe në çdo qendër të vaksinimit, pa termin dhe pavarësisht shtetësisë.