Ministria e Shëndetësisë: Mijëra njerëz në Gaza po i vret uria

Të paktën 350 mijë pacientë kronikë, 60 mijë gra shtatzëna dhe rreth 700 mijë fëmijë në Gaza janë të ekspozuar ndaj komplikimeve serioze shëndetësore si rezultat i kequshqyerjes, dehidrimit dhe mungesës së objekteve mjekësore, sipas ministrisë së shëndetësisë së enklavës.
Gjysmë milion njerëz në Gazën veriore vuajnë nga uria që po i vret në heshtje, shtoi ministria, shkruan Aljazeera.