12:39 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ministria e Shëndetësisë, në orën 15:00, nëpërmjet një konference konfirmon rastet e reja me Covid-19

Mbrëmë s’kishte konfirmime nga IKSHPK-ja në lidhje me rezultatet që priteshin për COVIDIN-19.

Sipas një e-maili zyrtar, dërguar dje shtypit, thuhej se rezultatet do të bëhen sot.

Ndërsa janë marrë 400 mostra, e rastet e reja do të dihen sot nëpërmjet një konference shtypi. Kështu bëhet e ditur nga njoftimi i fundit i MSH-së.

“Sot, 15 korrik 2020, në orën 15:00 në Ministri të Shëndetësisë mbahet një konferencë shtypi, ku komunikohen edhe të dhënat për Covidin-19”’, thuhet në njoftim./Indeksonline