11:51 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministria e Shëndetësisë përmirëson njoftimin: 61-vjeçari pësoi vdekje klinike

Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv në Tiranë ka pësuar vdekje klinike.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi se mjekët po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë por gjendja mbetet tepër e rëndë.

Pra 61-vjeçari nga Tirana nuk ka ndërruar jetë, por ndodhet në vdekje klinike, në gjendje të rëndë.

Ministria më herët njoftoi se 61-vjeçari kishte ndërruar jetë, ndërsa në njoftim urgjent bën me dije se pacienti pësoi vdekje klinike dhe se po bëhet gjithçka për ta kthyer në jetë.