19:17 / E Premte, 23 Korrik 2021 / Ç.Q

Ministria e Shëndetësisë: Regjistroni sa më parë për t’u vaksinuar familjarët me aftësi të kufizuar, për t’i organizuar ekipet mobile

Ministria e Shëndetësisë me anë të një postimi ka pasur një kërkesë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Me anë të komunikatës, MSh kërkon nga qytetarët që të regjistrojnë për vaksinim sa më shpejtë familjarët që janë me aftës të kufizuar, transmeton indeksonline.

Kjo për ta bërë sa më mirë vaksinimin përmes ekipeve mobile.

Komunikata e plotë:

Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të cilët kanë familjarë me aftësi të kufizuara, të cilët ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, që së më parë që ka mundësi t’i regjistrojnë në Qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse e tyre, me qëllim të organizimit të vaksinimit të tyre përmes ekipeve mobile.

Deri më tani, ekipet mobile të vaksinimit në nivel vendi kanë vaksinuar një numër të konsideruar të qytetarëve me aftësi të kufizuara, sipas të dhënave që kanë pasur komunat dhe kërkesave të vet qytetarëve, por me qëllim që të vaksinohet secili, qytetarët luten të bashkëpunojnë për regjistrimin dhe vaksinimin e tyre.

Për regjistrim është i nevojshëm një dokumenti identifikimi i vlefshëm i personit më aftësi të kufizuara, kontakti dhe adresa e banimit.