Ministria e Shëndetësisë sot në 12:00 mban konferencë për koronavirus

Ministria e Shëndetësisë sot pritet të zhvillojë një konferencë për media për të mbajtur të informuar opinionin lidhur me situatën në Kosovë rreth koronavirusit.
Konferenca do të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë, duke filluar nga ora 12:00.
Ndërsa në orën 14:00, pritet të dalin rezultatet për 90 mostra të pacientëve të dyshuar se janë të prekur me koronavirus.
Kujtojmë që dje rreth orës 17 e 30 janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.