13:10 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministria e Shëndetësisë, thërret një konferencë shtypi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot në orën 15:20 do të mbahet një konferencë shtypi lidhur me situatën rreth koronavirusit, në Kosovë.

Së bashku me ministrin Arben Vitia në konferencë, do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe specialistë të fushës së shëndetësisë.

“Ju njoftojmë se sot (e enjte, 12 mars 2020), në orën 15:20, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajë konferencë shtyoi, lidhur me situatën rreth koronavirusit, në Kosovë. Në konferencë do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe specialistë të fushës së shëndetësisë”, thuhet në njoftim.