75 Mall Live Search
15:23 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / P M

Ministria e Mbrojtjes mban takim bilateral me atë të Forcave të Armatosura të Gjermanisë

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe të Republikës Federale të Gjermanisë, nga data 10 deri më 13 nëntor është mbajtur takimi vjetor bilateral në ambientet e Bundeswehr.

Takimi u mbajt për t’i përcaktuar aktivitetet e përbashkëta ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes si dhe programet e shkollimeve ushtarake për dy vitet e ardhshme.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), u përfaqësua nga drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Ahmet Ajeti, i shoqëruar nga zyrtarja për bashkëpunim bilateral në Ministrinë e Mbrojtjes, Edona Abazi Zylfijaj, përfaqësuesja nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së, nënkolonele Vjosa Maloku, atasheu i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Gjermani, kolonel Bekim Zejnullahu dhe nënkolonel Xhevdet Muriqi. Ky bashkëpunim në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura Gjermane dëshmon se janë mbështetës shumë efikas në zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.