12:54 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / OSH

Ministria e Veliut merr vendim: Këta qytetarë të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut nesër kanë të drejt të lëvizin pas orës 19:00

Ministria e Punëve të Brendshme ka marr vendim që nesër të lejohen hyrje-daljet në qytetin e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen nesër.

Liria e lëvizjes sipas pikës 1 të këtij Vendimi lejohet vetëm me datë 29.11.2020, dhe vlen vetëm për ata votues që të drejtën për votim e kanë realizuar pas orës 19:00, sipas rregullave dhe legjislacionit në fuqi, transmeton Indeksonline.

Podujeva dhe Mitrovica e Veriut gjendën në “Zonën e Kuqe”, ku ndalohet lëvizja nga ora 19:00 deri në 05:00.

“Lejimin e lëvizjes hyrje-dalje në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për shkak të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, gjatë orarit 19:00 deri në orën  22:00  për votuesit në zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut,  me qëllim të realizimit të drejtës së tyre për votim”, thuhet ndër të tjera në vendimin e MPB-së./Indeksonline/